Tomas Strakosha ka mbyllur një tjetër sezon të suksesshëm me Lacion, teksa edhe këtë herë portieri i Kombëtares së Shqipërisë ka konfirmuar cilësitë e tij. Së fundmi, gardiani po shijon disa ditë pushime të merituara në Greqi, pas një sezoni të gjatë, ndërsa së bashku me vëllain e 24-vjeçarit është edhe ish-lojtari i Lacios, Felipe Anderson.

Braziliani këtë sezon nuk ishte pjesë e skuadrës kryeqytetase, megjithatë largësia nuk i ka penguar dy futbollistët të ruajnë një miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin.

E siç duket, Strakosha i ka treguar këngën “Rio” të Ledrit, futbollistit brazilian dhe ky i fundit u fiksua menjëherë me të.

Portieri shqiptar ka publikuar një video ku shihet Felipe Anderson duke u argëtuar me këngën e Ledrit dhe Strakosha shkruan: “Ledri Vula çmend edhe brazilianët me Rion”.