Një nga momentet më të drithëruese të ‘Golden Globes 2019’ ishte pikërisht momenti kur Glenn Close fitoi çmimin e Aktores më të Mirë me intepretimin e saj filmin “The Wife”. Një film i zhanrit dramë bazuar në romanin e Meg Wolitzer.

Subjekti i filmit flet për historinë e Joe dhe Joan Castleman, një çift që udhëton drejt Stokolmit, Suedi, në mënyrë që Joe të tërheqë Çmim Nobel. Më pas, Joani fillon të reflektojë mbi jetën e saj dhe në shumë mënyra në të cilat ajo kishte sakrifikuar karrierën dhe lumturinë e saj për bashkëshortin. e saj narcist.

Në fjalimin e mbajtur në mbrëmjen gala para yjeve të Hollywoodit, Close foli rreth rrugës së gjatë drejt krijimit të filmit. Ajo gjithashtu foli për kalvarin e mundimeve të nënës së saj, si dhe rolin që ajo kishte në balancimin e martesës së saj dhe jetës personale si një “përmbushje e brendshme” jashtë jetës së kornizuar bashkëshortore apo rritjes së fëmijëve.

Fjalimi i Glenn Close u pasua me ovacione të shumta dhe vijoi duke  i bërë të pranishmit të ngriheshin në këmbë dhe të brohorisnin.

Çdo grua e pranishme në sallë u përlot kur Close tha se “ne duhet të ndjekim ëndrrat tona. Duhet të themi se mund t’ja dalim dhe duhet ti lejojmë vetes që t’ja dalim.”

/Tirananews.al

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here