Fahri Balliu është ndoshta personazhi më komik në Shqipëri, që me atë shejtan-budallallëkun e vet ka arritur të bëjë para dhe t’iu ngjitet disa politikanëve të rëndësishëm si Ilir Meta apo Lulzim Basha. Por më së shumti, kohët e fundit ai është bërë i njohur për “bëmat” nëpër lokalet e Tiranës, kryesisht për ushqyerjen e tij me paçe e pilaf, pa e hequr fare pallton.

Por kjo video e fundit është epike. Pasi ha bukë me domate e djath në lokal, merr shishen e ujit dhe lan duart me të, në mes të lokalit.