Teuta po luan në “Niko Dovana” ndeshjen e kthimit të turit të parë të Europa League kundër Ventspils, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me gjithë rastet e shumta të durrsakëve. Madje, “djemtë e detit” goditën dhe shtyllën në minutën e tretë, duke qenë të pafat për të shënuar.

Me fillimin e pjesës së dytë, Sherif Kallaku i Teutës vepron në mënyrë të jashtëzakonshme, shmang mbrojtësit me driblimet e tij fantastike dhe shënon golin e parë të sfidës.

Takimi i parë ka përfunduar 3-0 për letonezët dhe durrsakëve u duhen edhe 2 gola të tjerë, pasi aktualisht rezultati i përgjithshëm është 3-1 për Ventspils.