Frenk Riberi, lojtari i Bajern Myhin nuk i ka mbajtur dot nervat dhe ka “shfryrë” tërë mllefin që kishte kundër të gjithë atyre që e kritikuan sepse po hante një biftek të larë në ar.

Mesfushori francez ka preferuar të vizitojë “Nusr-Et”, për festat e fundvitit. Atij i është shërbyer një biftek 24-karatësh, me vlerën e 1200 euro nga Nusret Gokçe, ose siç e njohin të gjithë, “Salt Bae”. Nuk është pritur mirë kjo nga tifozët dhe të tjerët, por edhe Riberi, me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, nuk ka arritur dot të përmbahet.

“Të fillojmë me xhelozët, urrejtësit, ata që lindin vetëm për shkak të një vrime në prezervativ: Ua q***** nënat, gjyshet dhe po ashtu edhe trungun familjar. Nuk u kam borxh asgjë”, ka thënë Ribery. Suksesi im është fal Zotit, meje dhe atyre që më duan dhe që besuan në mua. Kurse për tjerët, ju nuk jeni asgjë më shumë se guralecë në çorapet e mia”.