Trafiku i rëndë rrugor, qeveria dhe madje madje edhe fantazmat janë ndër gjërat që të rriturit britanikë besojnë se ndikojnë në shpejtësinë e internetit, thotë një studim i ri.

Një sondazh i realizuar me 2,000 shtetas britanikë ka zbuluar se moshat e rritura më së shpeshti fajësojnë ndryshimet e klimës në lidhjen e tyre wifi.

Kafshët shtëpiake, qytetarët e huaj dhe madje edhe akuariumet u akuzuan gjithashtu për ndërhyrjen e lidhjeve me valët e internetit në vend.

Përveç kësaj, pothuajse një në 10 të rritur besonin se shpejtësia wifi u ngadalësua nga dikush tjetër që ishte ulur me në telefonin e tij aty pranë.

Të tjerë fajësuan muret e forta dhe madje edhe drita të ndritshme për wifinë e tyre të ngadalshme, sipas sondazhit të Virgin Media.

Richard Sinclair MBE, drejtor ekzekutiv i lidhjes në Virgin Media, zbuloi se shumë gjëra mund të ndikojnë në forcën e WiFi-së, duke përfshirë ujin.

Ai tha: “Mund të befasohemi shumë, por vetëm 3 për qind e atyre që morën pjesë në studim u pajtuan që uji mund të ndikojë në rrjetin e lidhjes së internetit në shtëpi, e cila mund të jetë thembra e Akilit e WiFi.

“Akuariumet e peshkut, moti, madje edhe njerëzit mund të ndikojnë gjithashtu në lidhjen me rrjetin wi-fi.

Por studiuesit thonë se ata do të mbeteshin të befasuar vërtet nëse fantazmat do të ishin shkak për ndërprjen e rrjetit të internetit si edhe kanë besuar dhe pohuar disa persona.

Studimi zbuloi gjithashtu se dy në pesë të rritur gabimisht besonin se wifi ndërpritet herë pas here për ‘faktin se është pa tela’.

Edhe pse interneti i ngadalshëm mund të jetë shkak i frustrimit, shumë prej tyre kanë përdorur masa ekstreme për të zgjidhur çështjen.

Pothuajse një në 10 persona kanë goditur ruterin e tyre për të rritur shpejtësinë e internetit.

Gjithashtu, dalin pothuajse një e dhjeta e popullsisë që kanë 10 ose më shumë pajisje të lidhura me wifinë e tyre në çdo kohë.

Gati 13 për qind ishin gjithashtu të pavetëdijshëm se pajisja më aktive e lidhur me wifi mund të jetë shkaku i shpejtësisë së ngadaltë të operacionit.