Milaim Bellanica ka rrëfyer për Insajder, një ndër mediat më serioze në rajon, një fakt të frikshëm, që përfshin kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai thotë se i ka dorëzuar këtij të fundit filmimet e rralla të masakrës së Krushës, ku 240 shqiptarë u masakruan nga serbët.

Basha atëherë ishte përkthyes i UNMIK-ut.

Akuza konkrete, nga një njeri me emër dhe mbiemër, për Lulzim Bashësn është e rëndë dhe ngre disa pyetje, që krue i PD-së duhet t’ju përgjigjet.

Së pari, Lulzim Basha duhet të përgjigjet se ku kanë përfunduar këto përgjime, kujt ia dha ato dhe përse nuk u bënë asnjëherë publike.

Së dyti, përse Lulzim Basha nuk e ka përmendur këtë fakt asnjëherë publikisht?

Së treti, Lulzim Basha duhet të përgjigjet nëse ka përfituar materialisht nga ato përgjime, duke i shitur?

Kjo, për faktin se, Lulzim Basha është një ndër të paktët politikanë shqiptarë, që ka deklaruar se hyri i pasur në politikë, me mbi 1 milionë euro në pasuri.

Pasuri kjo, që gjithmonë ka ngritur pikëpyetje, pasi deri atëherë ai kishte punuar fillimisht si kamarier, dhe më pas si përkthyes.

Vështirë në fakt, se një kamariero-përkthyes, mund të vinte një pasuri të tillë me rrogë.

Pasuria e Lulzim Bashës në vitin 2004, kur hyri në politikë

-Shtëpi në Utrecht, Holandë, 510 mijë gulden / 231.500 euro (shitur)

-Apartament ne Tiranë, 205 mijë USD / 171.700 euro

-Apartament në Durrës, 33 mijë euro

-Apartament në Tiranë, 17.500 lekë

-Apartament në Tiranë,  62 mijë USD/52 mijë euro

-Troje 22 100 metra 2 në Tepelenë

-Automjet Mercedes Benz, 72 mijë euro

-Pikturë , 6500 euro

-Orë dore, 5200 euro

-Ore dore, 4500 euro

-Unazë diamanti, 11.500 euro

-Servis porcelani,  6800 euro

-Aksione në NASDAQ, 18 mijë USD/15 mijë euro

-Depozitë bankare, 52 mijë USD / 43.500 euro

-Depozitë bankare, 81 mijë euro

Të ardhura si këshilltar në UNMIK, 80 mijë USD

Të ardhura nga bashkëshortja, 52 mijë euro

(TemA)

Lulzim Basha zhduku xhirimet qe deshmonin krimet serbe ne Kosove

Xhirimet qe tregonin masakren e Krushes se Madhe qe u zhduken nga Lulzim Basha. Pse ai edhe 20 vite pas nuk po i publikon ato?

Gepostet von Horizonti24 am Mittwoch, 10. April 2019