Emocione të jashtëzakonshme, krenari e dyanshme dhe e pafund, patjetër edhe lot.

Frenkie De Jong dhe e dashura e tij, Mikky Kiemeney, mbetën të mrekulluar nga “lamtumira”, që i kishin rezervuar tifozët.

Gjithçka ndodhi, kur ai po largohej nga “Johan Cruyff Arena”, aty ku luajti ndeshjen e fundit dhe u përshëndet me tifozët.

Barça do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, ku shpreson ta fitojë Championsin.

“Ky ka qenë një sezon fantastik, edhe pse do të doja t’i thosha lamtumirë Ajaxit me tre tituj, por nuk ishte e mundur. Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme. Nuk duhet të qajmë, pse largohemi, por të buzëqeshim e krenohemi, që kemi luajtur këtu”.

Shihni në videon e mëposhtme si përcillet De Jong nga tifozët e Ajaxit.