Manchester United ka vuajtur, por në fund ka fituar 2-1 ndaj londinezëve të West Ham në sfidën javës së 34-të Premier League.

Me këtë triumf, skuadra e Solskjaer ka shkuar në kuotën e 64 pikëve duke parakaluar Arsenal që ka një ndeshje më pak.

Ishte Paul Pogba ai që kaloi vendasit në avantazh në minutën e 19’ të takimit nga pika e bardhë e penalltisë.

West Ham është kundërpërgjigjur me Felipe Anderson menjëherë pas pushimit në minutën e 49’.
Miqtë goditën shtyllën një moment, ndërsa një tjetër ishte De Gea që bëri mrekullinë përpara se Pogba të rikthente avantazhin për Djajtë përsëri me penallti.

Ky është sezoni më i mirë në karrierën e Pogba, me 13 gola dhe 9 asiste.

Kjo ishte penalltia e 12-të e Man United këtë sezon, duke thyer rekordin e penalltive të goditura brenda një sezoni.

Një fitore shumë e rëndësishme për United, që mban ritmin e Chelsea dhe Tottenham në luftën për një vend mes katër më të mirëve.