Cristiano Ronaldo është duke kaluar një moment fantastik në fushën e blertë pavarësisht se mosha e tij është e madhe. Por ylli portugez ka fituar zemrat e tifozëve edhe me gjestet jashtë futbollit, pasi ka dhuruar shuma të mëdha për bamirësi.

Lojtari i kombëtares së Portugalisë dhe skuadrës së Juventus ka ndalur autobusin e skuadrës kombëtare për tu fotografuar me një tifoz të vogël. “Flash” raporton se, Eduardo Moreira po mbante një mbishkrim “Cristiano, më përqafo”. Gjë e cila i ra në sy futbollistit të Juventusit, Ronaldo i kërkoi autobusit të kombëtares të ndalet dhe sigurimi e solli djaloshin në bord për një fotografi.