Erërat e fuqishme të cilat nisën mesnatën duke u gdhirë e mërkurë të shoqëruara edhe me stuhi dhe reshje shiu kanë shkaktuar dëmë të medha në Lezhë dhe Shëngjin.

Pemë të thyera, makina të dëmtuara, çadra dhe shezlone të shkatërruara janë disa nga pasojat që ka lënë pas stuhia që preku këtë bregdetin e Shengjinit, raporton News 24.

Si pasojë e motit të keq qyteti i Lezhës por edhe një pjesë e madhe e fshatrave janë pa energji elektrike ku ka patur demtime në rrjet si shkak i erave të fuqishme.