Diego Maradona me festimin e tij të çmendur është bërë sërish “pre” e videove virale në rrjetet sociale.

Trajneri argjentinas, ka festuar si i çmendur golin e barazimit të skuadrës së tij Dorados ndaj San Luis.

Ishte Baez ai shënoi golin e dytë të skuadrës së vet dhe shkoi në pankinë duke përqafuar Maradonën dhe duke e puthur shumë herë.