Është siguruar nga ‘balkanweb’, një video e çastit, kur grabitësit e 10 milionë eurove në Rinas lënë pistën, pasi marrin lekët nga avioni. Grabitësit shihen me armë në krahë, dhe lëvizin shpejt teksa hapin dyert e aeroportit, për t’u larguar më pas nga pista. Në video duket qartë që janë 5 grabitës, njëri prej tyre drejton makinën dhe të tjerët janë jashtë.

Janë tre që përpiqen të hapin derën fillimisht, ndërsa njëri qëndron anash fugonit duke ruajtur. Më pas Admir Murataj, i vetmi me këmishë bojë qielli futet përpara me shoferin, ndërsa tre të tjerët pas nga dera me shinë e mjetit. Ndonëse dera nuk është hapur mirë, shoferi rrit shpejtësinë dhe e hap me forcë me mjet. Grabitësit që janë jashtë automjetit duken të katërt të armatosur dhe nuk i lëshojnë armët për asnjë moment.