PD dhe LSI, bashkë me mediat e tyre, që prej së shtunës akuzojnë në kor policinë dhe Edi Ramën, se po i dhunon, duke iu referuar goditjes së Sait Dollapit me shkop. Ndërkohë që vetë, thonë se do shpërblejnë ata protestues që hedhin bomba molotov ndaj policëve para Kryeministrisë.

Por, si do të vepronte Berisha në këtë rast, nëse do të ishte kryeministër? Ai vrau katër vetë, dhe këtë nuk e harron askush, por, siç ka thënë në një intervistë për Sokol Ballën një vit më parë, ai ishte gati të vriste me snajper edhe Edi Ramën.

“Po preke gjënë më të vogël do të jenë pesë snajpera, katër në të katër anët e unë në atë dritare, dhe, në mënyrë absolute, do të goditet, vetëm po se ç’poi plumbi. Për zjarrvënës unë do të bëj atë që më takon me bë. Jo Kryeministrinë por një post Policie më të largët në Shqipëri po e prekën në mënyrë absolute nuk do të kthehet në Tiranë i gjallë”, tha Berisha.