Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkaur sot nga detyra kreun e Apelit të Kriemve të Rënda Fehmi Petku. Mësohet se ky i fundit ka ngecur në një nga shtyllat e vettingut, pasurinë.

Komisioni i gjeti shkelje në deklaratat e pasurisë e cila nuk justifikohej, pasi gjyqtari nuk kishte burime te ligjshme financiare.

Fehmi Petku kishte deklaruar disa sipërfaqe të ndryshme trualli në Tiranë e në Kukës, mbi te cilat janë ndërtuar edhe banesa. Ai shpjegoi se këto prona janë trashëgimi e lenë nga babai.
Për ketë gjë, mësohet se KPK kreu hetim edhe mbi të ardhurat e babait të gjyqtarit.

Komisioni vuri në dukje se Fehmi Petku në vitin 1999 ka gjykuar një dosje për Vehbi Alimuçën, ish-kreun e firmës piramidale VEFA, kohë kur babai i tij kishte marrëdhënie interesi.

KPK deklaroi se ka mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë së babait të tij dhe po ashtu ka konflikt në gjykimin e Vehbi Alimuçës kur i ati i tij kishte marrëdhënie interesi. Po kështu sipas komisionit, ka mungesë dokumentacioni për justifikimin e një trualli prej 16 mijë m2.

I papërshtatshëm për të vijuar detyrën, gjyqtari u konsiderua edhe nga Drejtoria e Digurimit te Informacionit të klasifikuar. Në raport thuhej se ka dyshime se Fehmi Petku është i përfshirë në korrupsion pasiv. Dyshime u ngritën edhe për djalin e tij.