Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ditën e sotme ka konfrimuar në detyrë, gjyqtarin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Sokol Binaj.

Binaj është një emër i njohur në fushën e drejtësisë dhe ka qenë i përfshirë në gjykimin e disa çështjeve të bujshme.

Binaj ka qenë i përcaktuar me short për dojsen Shullazi, por nuk e mori asnjëherë përsipër. Ai ka qenë pjesë e trupi gjykues i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri.

Aktualisht Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dojen Izet Haxhia.