Thuhet se fuqia e një pasaporte matet me numrin e vendeve në të cilat mund të udhëtohet me të, pa aplikuar për viza.

Dhe, bazuar në këtë, pasaportat gjermane janë më të fuqishmet, pasi i lejojnë qytetarët të shkojnë në 176 vende të botës pa vizë.

Mirëpo, përderisa miliona njerëz nuk e kanë pasaportën e “Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës”, është pikërisht kjo pse e bën atë aq të veçantë, shkruan meganews.al

Vetëm tri të tilla ekzistojnë në botë. Një pasaportë të tillë mund ta kenë vetëm tre zyrtarët më të lartë në “Urdhrin Katolik”: mjeshtri i madh, nënkryetari i madh dhe kancelari.

Por çfarë është ky urdhër mesjetar?

Emri i tij i plotë është “Urdhri Sovran Ushtarak i Shën Gjonit të Jerusalemit të Rodes dhe Maltës”.

Ky urdhër e ka origjinën nga viti 1099. Çdo zyrtar tjetër i këtij urdhri duhet të përdorë pasaportat e shteteve të tyre përkatëse, sipas Business Insider.

Më interesant duket të jetë fakti se kjo lloj ushtrie nuk ka asnjë tokë të veten. Ajo kishte humbur Ishullin e Maltës më 1800 dhe që nga atëherë “toka e tyre” përbëhet nga dy prona jashtë-territoriale në Romë, nga ku i lëshojnë pullat e tyre postare, valutën dhe pasaportat.

Këto ditë, ky urdhër operon si një bamirësi mjekësore që ofron ndihmë mjekësore nëpër gjithë botën.