Moderatorja Juli Krisafi është larguar nga televizioni i ri A2 CNN i cili po tenton të hyjë në treg me shumë vështirësi.

Krisafi la Top Channel për t’iu bashkuar pikërisht këtij televizioni që e nisi me kontrata të bujshme e rroga të larta.

Mirëpo, sapo i ka mbushur 6 muaj, Krisafi ka vendosur të largohet duke lënë në mes emisionin ‘Debati’ që vetë ajo drejtonte.

Lajmi i largimit është konfirmuar nga vetë moderatorja e cila ndërkaq nuk ka preferuar të japë sqarime rreth arsyeve që e çuan drejt këtij vendimi.