Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, bëri sot betimin për një mandat të dytë prej gjashtë vitesh, i kundërshtuar nga opozita dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

“Betohem në emër të popullit venezuelas (…) betohem mbi jetën time”, deklaroi Maduro që mori shallin presidencial nga duart e presidentit të Gjykatës Supreme të Drejtësisë gjatë një ceremonie ku Bashkimi Europian dhe shumë vende të Amerikës latine nuk ishin të përfaqësuara.