E pëlqejmë orizin për ta gatuar në kuzhinë, duke bërë pjata të shijshme, por tashmë mund ta përdorim edhe në mënyra alternative. Nëse e dini se kur telefoni ju bie nga ujë duhet ta fusni në një qese me oriz dhe ta lini disa orë për ta tharë dhe shpëtuar nga lagështia, ju propozojmë një zgjidhje të ngjashme. Bëhet fjalë për lagështinë në dollapët tuaj, ose për shkak se mund të keni futur brenda rroba të cilat nuk kanë qenë të thara mirë. Në një tas, ose në një copë hidhni pak oriz dhe vendoseni brenda në dollap.

Do të shihni se orizi do të thitë lagështinë dhe do zhdukë aromën e rëndë. Gjithashtu në oriz mund të shtoni dy pika vaj esencial dhe e gjithë gardëroba juaj do të ketë aromë të këndshme. Kështu që pa u shpenzuar fare, dollapi juaj do të ketë aromë të këndshme.