Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla morën pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Bashkinë e Portocannone në Itali, e cila është njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises. Balla ka postuar në rrjetin social facebook videon e ceremonisë së vendosjes se bustit të heroit kombëtar në Bashkinë e Portocannone në Itali, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises.

“Festë e paharrueshme sot në Bashkinë e Portocannone, njëra prej katër komunave arbëreshe të Rajonit të Molises, për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe për flamurin kuq e zi”, shkruan Balla. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhen për një vizitë dy ditore zyrtare në Itali, me ftesë të Presidentit të Dhomës së Deputeteve Fico dhe Presidentes së Senatit Casellati.