Pritjes të gjatë i erdhi fundi. KAS ka bërë publike vendimin duke lënë në fuqi dënimin për përjashtimin me 10 vite të Skënderbeut nga kompeticionet Europiane. Skënderbeu është fajtor për fiksim rezultatesh, teksa është dënuar nga UEFA edhe me një gjobë prej 1 milionë euro.

Kjo do të thotë se KAS le në fuqi dënimin e dhënë nga UEFA më 29 mars të vitit 2018, që dënon Skënderbeun me 10 vjet pezullim nga Kupat e Europës si dhe një gjobë prej 1 milion euro.