Deputeti i PS Ulsi Manja tha sot nga seanca e Kuvendit se veprimi i presidentit Ilir Meta nuk është kushtetues dhe nuk ka asnjë fuqi mbi datën e zgjedhjeve.

“Shumë fjalë dhe qëndrime me kushtetutë në dorë dhe shqiponjë në gjoks po mbahen mbi çështjet e zgjedhjeve. Por presidenti ka një detyrë juridike ndaj procesit zgjedhor. Në përmbajtjen e presidentit vlojnë argumentet politike dhe jo juridike. Rolet e tij nuk pajtohen me arsyetimet që ai sjell. Dekreti vendos për një çështje kushtetuese. Zbatimi i tij merr natyrë administrative. Të gjithë organet shtetërore dhe institucionet e zbatojnë kushtetutën pasi e kanë detyrim. Organet e mandatuara për zhvillimin e zgjedhjeve janë të detyruara që të zbatojnë detyrimet e tyre brenda kushtetutës. Presidenti ka të drejtë vetëm të caktojë datën e zgjedhjeve. Kompetenca e tij në këtë të drejtë përfundon me një akt individual. Një akt juridik nuk të revokohet, vetëm në rast se mund të zgjidhin pasojat. Por argumentet që presidenti solli për të anuluar zgjedhjet nuk qëndrojnë. Thonë se presidenti ka në dorë datën e zgjedhjeve por nuk thonë se zhdekretimi nuk sjell asgjë. Kemi të bëjmë me një akt të paqenë. Zgjedhjet janë në 30 qershor dhe çdo shmangie e tyre është shmangie e kushtetutës”, tha Manja.