Pas përfundimit të mbledhjes me kryesinë, Lulëzim Basha deklaroi se vendoi po shkon drejt një krize të thellë dhe është momenti kyç për të ndryshuar situatën.

Basha veçoi ekonominë, si dramën më të madhe të shqiptarëve ndërsa tha se 31% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot shpenzimet mujore.

“Fokusi ynë, te prioritetet e njerëzve, kjo vjen përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Beteja që ka nisur do të vijojë me kurorëzimin e saj me fitoren e cdo qytetari. Do i rikthejmë njerëzve vendimmarrjen për votën”, deklaroi ai.

Deklarata

“Vendi po kalon momente dramatike. Drama më e madhe është ekonomia. Njerëzit nuk kanë para për të blerë bukën e gojës, 30% e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet mujore,. Ky është prioriteti absolut i vendit, ndaj gjithë vëmendja jonë, gjithë energjia jonë është përqëndruar drejt dhënies formë të ndryshimit që pret cdo shqiptar.Duke filluar me gjendjen e mjeruar ekonomike ku e ka katandisur vendin ky regjim.

Natyrisht gjendja ekonomike e vendit, duhet të ndryshojë dhe do të ndryshojë përmes një transformimi të vërtetë të ekonomisë, duhet të zgjidhim krizën politike. Dhe kjo krizë politike mund dhe do të zgjidhet vetëm përmes parimeve dhe standardeve perëndimore. Fund pandëshkushmërisë të politikanëve të kapur duke vjedhur votat, ndëshkim këtij regjimi që nuk i rezistoi tundimit për të vjedhur edhe veten e vet, dhe kthimit të sovranitetit te qytetarët. Janë qytetarët që do të vendosin, me vendin e tyre qeverisjen që meritojnë dhe sa na takon ne bashkë me qytetarët këto muaj i japim formë programit tonë të transformimit ekonomik dhe politik të vendit.. Prioritet absolut mbetet dhënia fund e qeverisjes korruptive, që raporti i DASH dje e cilësoi qeverinë më të korruptuar të Ballkanit. Kjo është arsyeja që Ramës iu mbyll cdo derë. Si mund të besohet një njeriu që doli hajdut i zgjedhjeve dhe hajdut të fondeve.. Prioritet kryesor mbetet ndryshimi i kësaj qeveria me zgjedhje me standarde e votë të lirë.

Fokusi ynë, te prioritetet e njerëzve, kjo vjen përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Beteja që ka nisur do të vijojë me kurorëzimin e saj me fitoren e cdo qytetari. Do i rikthejmë njerëzve vendimmarrjen për votën.