Ka qenë një garë që quhet pasaporta më e fuqishme në botë, me të tre konkurrentët kryesorë në Azi.

Në gjysmën e dytë të vitit 2019, Japonia dhe Singapori kanë mbajtur pozicionin e tyre si pasaporta më miqësore në udhëtim në botë, ndërsa Koreja e Jugut ka rënë në vendin e dytë.

Kjo renditje bëhet nga Indeksi i Pasaportave të Henley, e cila periodikisht mat aksesin e dokumenteve të udhëtimit të secilit vend, shkruan Skan.

Dr. Christian H. Kaelin, kryetar i Henley & Partners dhe krijuesi i konceptit të indeksit të pasaportave, thotë se: “Me disa përjashtime të dukshme, renditjet më të fundit nga Indeksi i Pasaportave Henley tregojnë se vendet në mbarë botën po rrisin gjithnjë e më shumë numrin e aprovimit të vizave në mbarë botën dhe që është një hap vendimtar për përparimin ekonomik dhe social. ”

Pasaportat më të mira për të mbajtur në mes të vitit 2019 janë:

Japonia, Singapori (189 destinacione)Finlanda, Gjermania, Koreja e Jugut (187)Danimarka, Italia, Luksemburgu (186)Franca, Spanja, Suedia (185)Austria, Holanda, Portugalia, Zvicra (184)Belgjika, Kanadaja, Greqia, Irlanda, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara (183)Malta (182)Republika Çeke (181)Australia, Islanda, Lituania, Zelanda e Re (180)Letonia, Sllovakia, Sllovenia (179)