Ekzistojnë dy lloje ish të dashurish : Njëri që shpresoni të mos flisni më kurrë me të dhe ai, numri i të cilit është ende në telefonin tuaj me emoji me zemra. Dhe po, në mendjen tuaj ekziston akoma mendimi për t’u kthyer me të… Edhe pse ka patur një arsye për ndarjen, dëshira për t’u rikthyer me dikë që keni dashur është shumë normale. Pas ndarjes ekziston mundësia e njohjeve dhe eksperiencave të reja, por sipas një këshilluesi martesash nëse rikthehesh me ish të dashurin mund t’i bësh të dyja dhe pse shumica nuk e vlerësojnë këtë mundësi.

Veç kësaj është shumë më e thjeshtë se të kalosh orë për të njohur dikë të ri ndërkohë që ish-in e njohim dhe dimë çfarë pëlqen e çfarë jo. Sipas ekspertit të lidhjeve Klow nëse riktheheni për herë të dytë mund të funksionojë vetëm nëse ndiqni këto hapa:

1.Ngadalësoni ritmin e marrëdhënies- Po, duket shumë emocionuese që ju dhe ish-i tuaj po dilni sërish.Por sipas Klow bëni mirë t’i merrni gjërat me ngadalë pasi një zhgënjim tjetër do të ishte akoma më i rëndë.

2.Përcaktoni se çfarë dëshironi- Ky është shansi juaj për të vendosur të gjitha kartat në tavolinë, prandaj mos kini frikë të kuptoni se çfarë kërkoni në një marrëdhënie. Eksperti rekomandon që të pyesni veten se cilat janë pritshmëritë tuaja në një marrëdhënie, si dhe cilësitë që kërkoni nga një partner.

3.Konsiderojeni si një marrëdhënie të re -Ju e njihni mirë njëri-tjetrin, por koha i ndryshon njerëzit. Pra filloni të rinjiheni me partnerin dhe kuptoni si si ndiheni dhe si mendon. 4.Flisni për atë që keni bërë kur ishit larg- Tani është koha për të folur në qoftë se keni qenë me dikë ndërsa ishit të ndarë, por mos kërkoni detaje.

5.Flisni për arsyen pse doni të ktheheni së bashku- Gjithçka duhet të bëni është të kuptoni nëse vërtet kjo marrëdhënie do të funksionojë. 6.Dëgjoni intuitën tuaj- Nëse intuita juaj thotë se gjërat sërish nuk do të funksionojnë bëni mirë ta dëgjoni para se zemra t’ju thyhet sërish.

7.Hiqini nga mendja çështjet e vjetra- Edhe pse duket e pamundur, hiqeni nga mendja marrëdhënien e mëparshme , mundohuni të filloni gjithçka nga e para nëse doni që lidhja të funksionojë.

8.Rifitoni besimin- Duke pasur parasysh se të dy keni kaluar një gjë të pakëndshme, me gjasa edhe besimi është thyer. Shumica e ndarjeve ndodhin për shkak të tradhtisë dhe besimi thyhet, prandaj fokusoheni tek bisedat dhe sjelljet e sinqerta.

9.Mos prisni që të gjithë të jenë dakort me rikthimin tuaj- Vetëm se ju jeni gati të rifilloni nga e para, mos prisni që dhe familjarët apo shoqëria juaj ta pranojë lehtë rikthimin. Ata do të rikujtojnë vetëm momentet dhe fjalët e këqija që ju keni folur për të, prandaj përgatituni. 10.Mos prisni që githçka të ndryshojë-Sigurisht njerëzit ndryshojnë, por në thelb mbeten të njëjtit. Nëse ka një zakon që urreni tek ai, mos u befasoni nëse do t’ju duhet ta duroni sërish…

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here