Cen Murataj, vëllai i Admir Murataj beson se Admiri mund të jetë vrarë nga vetë bashkëpunëtorët në super-grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas. Në një prononcim për mediat nga morgu i Tiranës, ku identifikoi trupin e pajetë të vëllait, Cen Murataj thotë se Admirin e hodhën në rrugë shokët e tij. Me ndihmën e policisë ose jo, ai tha se do të interesohet për të gjetur se kush janë bashkëpunëtorët, duke lënë të nënkuptuar se mund të ketë edhe vetëgjyqësi.

“Dimë që thonë që e kanë hedhur shokët e vet aty, Nuk njohim asnjërin, do interesohemi se kush janë. Shokët do i gjejë policia, por do interesohemi t’i gjejmë edhe ne. Meqë thonë se Admiri ishte organizatori, do shohim se sa organizator është Admir Murataj. Ai është vegël. Organizatori nuk vritet. Do i shohim se kush janë shokët që i lanë në rrugë”, tha ai.