Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sonte personazhi i emisionit të Bieta Sulos dhe ndryshe nga çdo herë ata zhvilluan një intervistë në makinë, ku shofer ishte vetë Veliaj. Teksa Bieta e pyet për gjithçka për këndet e lojërave, për çerdhet, për kopshtet por edhe për ajrin e ndotur, Veliaj tregoi ndryshimin e madh mes tij dhe paraardhësit të tij në krye të bashkisë. “Kryetari i bashkisë së kaluar kishte një benz limuzin. Ndërsa unë një pjesë të aktiviteteve të mia i bëj me biçikletë, dhe një pjesë tjetër e bëj me këtë makinë elektrike që ka zero karbon. Unë mendoj se për disa distanca nuk ke pse merr makinën fare. Nëse qëllimi yt është tangërlliku kjo makinë nuk është për këtë punë. Por nëse do të mbarosh punë e ardhmja është elektrike dhe ne do të fusim shumë shpejt dhe autobusët elektrikë.