Vazhdon riparimi i rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa, ARRSH: Punë me ritme të shpejta pa penguar trafikun

Rruga e amortizuar prej kohësh në segmentin Tiranë-Ndroq-Plepa, po riparohet me shtresë asfalti.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se vazhdon puna në segmentin rrugor Tiranë-Ndroq-Plepa.

“Në kuadër të projektit të Mirëmbajtjes së Bankës Botërore bazuar në performancë dhe rezultat po bëhet riparimi i shtresave së asfaltit, gropave dhe pjesëve të dëmtuara në segmentin rrugor Tiranë-Ndroq-Plepa”, sqaroi ARRSH.

Po ashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë masa që të vazhdojë puna për riparimi i rrugës Tiranë-Ndroq-Plepa pa penguar trafikun

“Puna po ecën me ritme të shpejta pa penguar trafikun e mjeteve”, sqaroi Autoriteti Rrugor Shqiptar. /Tiranapost.al/