Ish-kreu i ish-grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili thotë se nuk do të ketë asnjë dialog me kryeministrin Edi Rama. Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, ai tha se Rama duhet të largohet sa më parë.

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Vasili u shpreh se Rama është i jashtëligjshëm dhe çdo dalje e tij është ilegjitime. “Këtij kryeministri nuk i kërkon kërkush dialog. I është kërkuar të largohet një orë e më parë. Në një situatë të paligjshmërisë ku ndodhet kryeministri, pasi është provuar që ka dalë nga një parlament me vota të grabitura dhe ky është një kryeministër ilegjitim.

Çdo dalje e tij është një dalje ilegjitime dhe e vetmja gjë që po ndodh në mënyrë të rrezikshme në Shqipëri është që një kryeministër dhe qeveri legjitime vazhdon qeveris vendin. Kryeministri nuk ka dalë që ti kthejë përgjigje opozitës, por ka dalë për të rregulluar dokumentet kompromentuese që ata kanë të mbushura plot në ministritë e tyre, për të fshehur gjurmët e korrupsionit në mënyrë që në momentin kur do të qërohen nga zyrat e pushtetit të lënë sa më pak gjurmë”, tha Vasili.