Polonia dhe Danimarka ranë dakort sot për ndërtimin një gazsjellësi në Detin Baltik, duke i mundësuar Polonisë furnizimin me gaz norvegjez dhe ulur në këtë mënyrë varësinë e saj nga livrimet e gazit rus.

Sipa projektit të përbashkëtë ”Baltic Pipe” me një gjatësi rreth 900 kilometra do të mundësojë furnizimin me gaz drejt Polonisë nëpërmjet territorit danez deri në 2020, derisa të përfundojë kontrata në fuqi midis Varshavës dhe kompanisë ruse ”Gazprom”.

”Sot ia dolëm mbanë duke ndërmarrë një hap gjigant drejt sigurisë dhe pavarësisë së sektorit energjetik polak”, deklaroi kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.