Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas thirrjeve anti-shqiptare në varrimin e ekstremistit grek që u vra në Bularat, Konstantinos Kacifas.

Në një status në Facebook, kur gjithçka kishte përfunduar dhe heshtja e gjatë e Berishës u kritikua ashpër nga mbarë opinioni, ai shkruan se territori shqiptar u përdhos nga ekstremistë grekë. Berisha shton se dënon heshtjen e autoriteteve shqiptare dhe ato greke, të cilat sipas tij nxitën situatën e krijuar sot në Bularat

Por ashtu si dhe në deklaratën e parë, ku Berisha mbështeste alternativën e neutralizimit të një ekstremisti i cili hapte zjarr ndaj forcave të rendit, kësaj rradhe ai e ka ngjyrosur situatën politikisht duke u shprehur se vendi u përdhos na ekstremistët, kur në fakt policia e shtetit ka kryer detyrën konform ligjit duke shoqëruar 14 persona në komisariatin e Policisë në Gjirokastër, 12 prej të cilëve janë të shoqëruar, ndërsa dy janë proceduar penalisht.

Por një valë e ashpër kritikash ka shpërthyer në profilin e Berishës.

Shumë prej qytetarëve e quajnë atë njeri me dy fytyra dhe se po e përdor çështjen politikisht, ndërsa të tjerë i përgjigjen Berishës me shprehje folklori duke i shkruar se “Pasi kaluan dhitë kodrën, del ti dhe bërtet”.

Komentet:

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here