Ernesto Valverde ka konfirmuar se eliminimi i Barcelonës nga Liga e Kampionëve ka lënë një shije të keqe te Lionel Messi.

Trajneri i Barcelonës e ka pranuar se disfata 4-0 e skuadrës së tij ndaj Liverpoolit ka ndikuar keq te katalanasit.

Ne kemi finalen e Copa del Rey në mendje tani. Messi është i tronditur, por është duke bërë përpjekje për të kapërcyer shijen e keqe që na la Liverpooli. Të gjithë kishim shpresa të mëdha që të jemi në finalen e Ligës së Kampionëve, por tani duhet të ecim përpara”, deklaroi Valverde.