Startuesit e zakonshëm, Lionel Messi, Luis Suarez, Ivan Rakitic, Gerard Pique dhe Jordi Alba nuk janë përfshirë në ndeshjen e Barcelonës në Valencia ku ata do të përballen sonte me Levanten. Përveç pesë lojtarëve që Valverde ka pushuar, e që janë yje, në shtëpi ka mbetur edhe Munir El Haddadi, me sulmuesin që po mbahet larg skuadrës për shkak se nuk dëshiron ta rinovoj kontratën. Kurse Samuel Umtiti, Thomas Vermaelen, Sergi Samper dhe Rafinha të gjithë janë të lënduar.

Kjo është skuadra komplete e Barcës që ka udhëtuar për ndeshjen kundër Levantes: Jasper Cillessen, Marc-Andre ter Stegen, Nelson Semedo, Sergi Roberto, Jeison Murillo, Clement Lenglet, Sergio Busquets, Carles Alena, Arthur, Arturo Vidal, Denis Suarez, Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Malcom, Moussa Ëague, Chumi, Riqui Puig dhe Juan Miranda.