Reperi Noizy sot i ka surprizuar të gjithë me lajmin e ëmbël. Ndryshe nga herët e tjera reperi ka ndarë një detaj nga familja e tij. Motra e reperit do të bëhet sërish nënë.

“Dajë për herë të dytë”, shkruan Noizy krahas fotos, shoqëruar me disa emoji me sytë me zemra, duke lënë të kuptohet se është shumë i lumtur për këtë lajm.Kujtojmë se Noizy ndan në rrjetet sociale momente të veçanta me mbesën e tij të parë Praylen duke treguar kështu dobësinë për fëmijët.