Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nuk ka përkrahur formimin ushtrisë së Kosovës, duke thënë se nuk është koha tani.

“Unë e di që edhe qëndrimi i NATO është ky, nuk është koha. Nuk na duhen tensione të reja, edhe njëherë të mos harrojmë që Ballkani nuk ka për qëllim të jetë fuci baruti”-ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke komentuar formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Apeloj te kolegët, te kryeministrat, Presidentët e shteteve, të kenë kujdes në hapat e tyre sepse obligimi jonë i përbashkët si gjashtë vende të Ballkanit Perendimorë, të cilët kemi aspirata për antarësim në BE, është që ta përparojmë bashkëpunimin ekonomik, zhvillimi rajonal të rritet, të sigurojmë paqe të përhershme dhe të kemi integrim në BE”- tha Zaev.

Ai apeloi se duhet të shqyrtohen masat e Qeverisë kosovare lidhur me taksat që i kanë vendosur për prodhimet serbe.