Ursula von der Leyen zgjidhet zyrtarisht presidente e KE.

Ajo do të zëvendësojë Juncker më 1 nëntor. PE zgjodhi me 383 vota pro presidenten e re të KE. Për presidenten e re e KE, 327 eurodeputetë votuan kundër

Ursula von der Leyen është gruaja e parë që zgjidhet në këtë post.

Ndërkaq, për zgjedhjen e Leyen në krye të KE ka reaguar edhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca.

“Urime për presidentin e parë të BE-së, 🇪🇺 Ursula von der Leyen. Për mua, besimi ii patundur qëndron te Europa”, shkruan Soreca në rrjetet sociale.