“Je gjithnjë me ne. Urime kapiten”. Me këto pankarta vendosur në dyert e e stadiumit ‘Franchi’ tifozët e Fiorentinës kanë dashur të kujtojnë Davide Astorin, që humbi jetën tragjikisht në 4 marsin e kaluar, në datën e tij të lindjes. Mbrojtësi, i lindur në 7 janar 1987, do të kishte mbushur sot 32 vjec e është kujtuar nga e gjithë bota e futbollit, por kujtimin e vecantë ia ka rezervuar Cagliari, skuadër me të cilën Astori ka luajtur në Serie A, duke bërë dedikimin special në faqet zyrtare, në rrjetet sociale: “Për ty, i dashur Davide, je në mendimet tona”.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here