Thënie: Mbijetova sepse zjarri brenda meje digjte më fort se sa zjarri përreth meje. Fati i pëshpërit luftëtarit: “Ti nuk mund t’i bësh ballë furtunës”. Dhe luftëtari i pëshpërit fatit: “Unë jam furtuna”

Të gjithë mund të heqin dorë, kjo është gjëja më e kollajtë që mund të bësh. Por të rrish në këmbë, edhe atëherë kur të gjithë do të të kuptonin nëse do të dorëzoheshe, kjo është forca e vërtetë. Kur ti ndryshon mënyrën se si i sheh gjërat, atëherë gjërat që ti sheh do të ndryshojnë . Kurrë mos ki turp nga ndonjë shenjë plage. Ajo tregon se ishe më i fortë se cilido që u përpoq të të lëndojë Ndonjëherë përballesh me vështirësi jo sepse po e bën një gjë në mënyrë të gabuar, por sepse po e bën në mënyrën e duhur

Nuk kam takuar asnjëherë një njeri të fortë me një të kaluar të lehtë. Kurrë mos prano, asgjë më pak nga sa meriton. Mos harro, je ti që i mëson njerëzit se si të të trajtojnë . Luani nuk e humbet asnjëherë gjumin prej opinionit të deleve. Lumi e gërryen një shkëmb jo prej forcës, por prej këmbënguljes . Unë nuk humbas asnjëherë. Ose fitoj, ose mësoj. Stuhia i bën pemët të hedhin rrënjë më të thella . Mos lejo që sjellja e të tjerëve të të shkatërrojë paqen tënde të brendshme

Ti nuk e kupton se sa i fortë je, deri kur të qënit i fortë është e vetmja zgjedhje që ke . Nuk ka problem të kesh frikë. Të kesh frikë do të thotë që po bëhesh gati të bësh një gjë me të vërtetë të guximshme. Arroganca kërkon reklamë. Vetëbesimi flet vetë . Ke të drejtë të ulërasësh. Ke të drejtë të qash. Por mos hiq dorë. Rrëzohu shtatë herë, ngrihu tetë herë. Tundimi për të hequr dorë do të jetë edhe më i madh, pikërisht në momentin kur je gati duke ia dalë mbanë. Mos u shqetëso për ata që flasin prapa shpinës tënde. Ka një arsye pse ata janë prapa teje. /bota.al