Analisti Eduard Zaloshnja i është përgjigjur akuzave të gazetës Rilindja Demokratike, duke shpërndarë për publikun një dokument.

Bëhet fjalë për një shkrim ku organi qendror i PD aludonte se Zaloshnja ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

“Gazeta RD, ku kam botuar artikujt e mij te pare qysh ne lindjen e saj, me akuzoi para disa muajve se kam qene bashkepunetor i ish-Sigurimit te Shtetit.

Por dokumenti bashkengjitur i Autoritetit te Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit, treogon se une nuk kam qene ndonjehere as bashkepunetor i ish-Sigurimit te Shtetit dhe as i survejuar apo i favorizuar prej tij” – shkruan Eduard Zaloshnja teksa publikon dokumentin e mëposhtëm.