Një ndër pijet që është dhe më e shëndetshme, nëse do të konsumohet në mëngjes, është uji me limon. Kjo pije freskuese ofron shumë përfitime shëndetësore dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur: vetëm shtrydheni gjysmë limoni në një gotë me ujë të vakët. Informacionet bëjnë me dije se limonët janë të mbushur me vitaminë C, magnez, kalium, etj., ndërkaq uji është kyç për të shmangur dehidratimin. Nëse filloni të pini ujë me limon çdo mëngjes, ju do t’i përjetoni këto përfitime shëndetësore: -Sistem më të fortë të imunitetit -Sistem më të mirë të tretjes -Aromë më të freskët të gojës -Funksion më të mirë të mëlçisë -Humbje të peshës -Lëkurë të pastër.