Nga Anri Bala

Si parantezë e “Jo”-së apo “Po”-së, që rrezikon të na mbetet pikëpyetje e madhe prej skepticizmit patologjik të treguar, nga dy apo tre shteteve anëtare të BE-së, kur vetë ekzistenca e kësaj të fundit është në “udhëkryq”, shtyrja e vendimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë, është një lajm që nuk më gëzon, por… nuk më trishton aspak!

Edhe pse, ndryshe gjykon Rama dhe ndryshe “lutet” mbrëmjeve Basha, po kështu edhe skeptikët e Europës… se shqiptarët janë me “zemër në dorë” dhe po pyesin të paduruar: “A do të na i hapin vallë, apo do na i mbyllin?!”, më vjen keq tu them, se perceptimi i tyre është krejtësisht i gabuar dhe në këtë fazë, pra hapja e negociatava… është një interes i “vdekur” për shqiptarët, të cilët fatet e kombit të tyre, nuk i kanë lidhur kurrë me ato të Europës, e cila sikurse na tregon historia, i ka pasur gjithmonë diametralisht… të kundërta me tonat!

Përgjigjja për çeljen e negociatave, ka një interes të shtuar, për të bërë politikën “kukafshehti” midis Ramës, Lulit dhe Europës… ku të parin, do e motivonte atë për reformat e qeverisë së tij, të dytin do e ndihmonte të niste “luftën” me qëllim ç’demotivimin e reformave të qeverisë dhe bllokimin me miell, vezë dhe çadra të progresit, ndërsa të tretin do e ndihmonte jashtëzakonisht, të niste “reformimin” e vetvetes! Ndërsa shqiptarëve, Europa do i lipsej, vetëm si mekanizëm “vëzhgues” dhe “mbikqyrës” për qeverinë, në mungesën totale të një opozite, të katandisur në kufijtë e qesharakes, që nuk bind askënd, por që tollovit gjithëkënd!

Në këtë pikë, më vjen keq t’i them skeptikëve të Europës: “Fu*k you, por unë s’jam si ju!”

Duke qenë se mbi 50% e popullsisë me kombësi shqiptare, është e instaluar nëpër botë, ku pjesa më të madhe të kësaj përqindje, jetojnë dhe punojnë në vendet më të zhvilluara europiane, anëtarë të BE-së por edhe jashtë saj, më vjen keq t’iu them, se unë nuk ndihem aspak inferior nga një hollandez, francez, danez, gjerman, italian apo anglez… dhe mund të rrjeshtoi një mijë arsye, përse nuk ndihem si ju!

Asnjë “Jo”… nuk do më bënte më pak europianë dhe do ma mbyllte rrugën e “europianizmës”, sikurse asnjë “Po”… nuk do ma ngazëllente zemrën, që mbas 10 apo 15 vitesh, do të dilnim përsëri para “provimit” tjetër, nëse do t’i bashkoheshim apo jo Europës… nëse, do të kishte ngelur ndonjë “copë” prej saj!

Europa nuk më ngazëllen dhe as nuk më lumturon, sepse kurrë nuk ka dhënë shenja të mira ndaj kombit tim, e Fishta i madh më zgjon nga gjumi me:

Uh! Evropë, ti kurva e motit!

Që i re mohit, besës së Zotit!

Po, á ky asht sheji i qytetnisë?

Me da tokën e Shqypnisë,

Për me mbajt klyshtë e Rusisë?

“Dora” e dhënë sllavëve, që na vranë e na prenë gjysmën e kombit dhe “grushti” i mbledhur për kombin tonë, ku gjysma jeton në Maqedoni dhe në Kosovën me tela me gjemba, tregon se Europa ka mbetur po ajo o At… “Kurva e motit!”

Ndaj ata, duhet ta kuptojnë, se i duam për pak kohë, derisa tu marrim atë që na kanë grabitur, për shkak të varfërisë… dinjitetin! Europën e duam… nuk e duam, por na duhet edhe pak kohë, që të mos fshihemi duke punuar me djersën e ballit. Europa nuk na duhet as për bordellot, as për drogën, as për inçestet, as për moralin, as për familjen, as për edukatën, as për jetesën, por si “trampolinë”, për ta kthyer shqiptarin në moralin e tij… në shtëpi!

Me bekimin e fjalës tënde o At, nëse jemi ato që kemi qenë, do ta reformojmë vetë vendin dhe do të bëjmë opozitën, siç kemi bërë gjithmonë… me shumë durim dhe hapa të ngadalta, por ama të sigurta! E kur të vijë dita, që do të jemi të “barabartë” me ata, do t’iu themi sërish: Evropë kurvë,“Fu*k you!”/Ekskluzive.al/j.j