Me siguri ju kujtohet ish-banorja e “Big Brother Albania”, Najada Konomi, e njohur nga të gjithë si Noçja.

Prej kohësh ajo është larguar nga ekrani dhe ka preferuar që jetën private t’a mbajë larg syrit të mediave. Megjithatë është bërë e ditur se prej disa kohësh Noçja po jeton një histori dashurie me partnerin e saj, Fationin dhe “News31.al” ka zbuluar lajmin e bukur nga çifti.

Ish-banorja është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë, mirëpo ende nuk është zbuluar gjinia e bebushit. Më poshtë mund të shihni foto të Noçes me partnerin, e cila ka pozuar me barkun e rrumbullakosur.