Mungesën e Ledion Liços në “Top Channel” me siguri që e kemi vënë re të gjithë. Nuk e shohim më si moderator te programi “The Voice Kids” dhe veçanërisht u habitëm kur ai nuk ishte drejtuesi i emisionit për ndarjen e çmimeve “Oscar”. Për më tepër prej kohësh nuk mban më asnjë post në administratën e televizionit. Por dihet që në të tilla raste, kur dikush qëndon në heshtje, diçka “bluhet”! I tillë është edhe rasti i Ledion Liços, i cili duket se është rritur në pozicion dhe për këtë ka vendosur që të ngrejë një televizion nga zeroja.

Si pjesë e kompanisë së “Digitalb” dhe “TopMedia”, burime për “iconstyle.al” tregojnë se Liço po punon për zhvillimin e një televizioni kushtuar argëtimit dhe muzikës shqiptare, që duhet “Melody TV”. Me siguri reklamën për televizionin e ri e keni hasur në kanalet e “Digitalb” dhe keni dalluar zërin e Ledion Liços. “Gjithçka e re kushtuar etnomuzikës shqiptare, me pjesëmarrjen e artistëve më të mirë. Motivi Shqip, tradita që na bashkon brenda dhe jashtë kufijve. Hitet më të famshme të momentit”, shkruhet në përshkrimin për televizionin.

Duket se qëllimi për televizionin është që të jetë një mbështetje për artistët shqiptarë dhe të promovojë projektet e tyre. Ndërkohë që burimet për “iconstyle.la” thonë se, pritet të ketë një programacion më të larmishëm me emisione dhe intervista. Ledion Liço është në pozicionin e drejtorit. Ai prej kohësh është larguar edhe nga rrjetet sociale, ndërsa ne presim që lajmi të zyrtarizohet prej tij. Burimi: Iconstyle.al