Prej disa ditësh qarkullojnë lajme në portale se sopranoja e famshme Inva Mula është ndarë nga bashkëshorti i saj, Hetem Ramadani. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që shkruhet për një ndarje të mundshme mes çiftit. Gjithsesi, në emisionin “I ftuari” në ekranin e A2, Inva ka reaguar për herë të parë për lajmin e ndarjes.

“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në Google gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”,-është shprehur Inva Mula

Inva në fakt vijoi më tutje duke treguar se ky lajm e ka shqetësuar shumë familjen dhe miqtë e saj.