Prej ditësh në media është komentuar gjatë për ndarjen e koreografit Albi Nako nga balerina e njohur Alba Hoxha. Pasi ata e hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, nuk u panë më bashkë dhe burime pranë tyre konfirmuan dhe madje treguan dhe shkakun e ndarjes.

Sipas ‘Panorama Plus’ mosmarrëveshjet në çift, por edhe qëndrimi jo miratues i prindërve të Albit, të cilët nuk kanë dashur zyrtarizmin e tij në martesë me një vajzë në profesionin e balerinës, dhe gati dy dekada më të re, kanë bërë që dyshja e njohur të ndahet.

Lidhur me këto lajme as Albi as Alba nuk kanë folur, por së fundmi të gjithë ndjekësit e koreografit janë habitur nga një postim që Albi ka bërë. Ai ka publikuar një shprehje në të cilën shkruhej: “Ndonjëherë ndodh të pyes veten: “Ku gabova?!”… Dhe jeta më përgjigjet: U tregove tepër i mirë me të tjerët”. Ka mjaftuar kjo dhe të gjithë kanë nisur të aludojnë se Albi i drejtohet Albës me këto fjalë.