Një pulë sepse ishte futbollisti më i mirë i ndeshjes. Ajo që ndodh në Malawi nuk është një tregim i kohëve të lashta, por i vitit 2019. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e mbarë botës, ku sulmuesi i Nyasa Big Bullets, Hassan Kajoke mori një pulë të gjallë pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes” në takimin e fundjavës ndaj Karonga United.

Kajoka ishte thjeshtë fenomenal në fitoren 5-0, duke e merituar totalisht çmimin. Por kur pritej një pllakadë vlerësimi, nga një kuti kartoni, ku ishte gdhendur “Kajoke BB” doli një pulë me vija të kuqe për të treguar ngjyrat tradicionale të skuadrës ku ai aktivizohet.