Partia Demokratike ka pretenduar në mbledhjen e fundit të komisionit të veprimtarisë Prodhuese se mazhoranca po shkel procedurën duke votuar pro dekretit të presidentit duke bërë ndryshimet e kërkuara nga BE në ligjin për Teatrin.

Opozita pretendon se ky është një precedent që nuk ka ndodhur kurrë dhe që shkel procedurën.

Mirëpo, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka dhënë sot opozitës një shembull se si kur ishte Meta kryeparlamentar ka ndodhur e njëjta gjë me një dekret të Nishanit në atë kohë. Madje, në atë kohë Meta nuk ka qenë prezent në seancë dhe nënkryetari Edmond Spaho i PD-së ka qenë ai që ka drejtuar seancën.

Rasti i Ballës nxjerr edhe njëherë blof PD-në e cila sot nuk ishte sërish në Kuvend./LEXO.AL