Nevina Shtylla është ndër moderatoret më të pëlqyera në vendin tonë. Ditën e sotme ajo është përfolur se është përfshirë në një aksident.

Ka qenë vetë brunia simpatike që ka reaguar, duke përgënjeshtruar kështu këtë lajm.

‘Për të gjithë ata që më kanë shkruar, ju falenderoj që jeni shqetësuar për mua, por jam shëndoshë e mirë. Nuk e di nga është përhapur si lajm, por unë nuk kam patur asnjë lloj aksidenti. Jini të qetë! Ju dua të gjithëve. Shihemi më vonë në ‘E diell’’, shkruan Shtylla.