Ngjarja e reperes Loredana Zefi me çiftin zviceran është ndër më të komentuarat e këtyre ditëve në media dhe teksa të gjithë presin që hetimet të përfundojnë, mediat e huaja kanë zbuluar të tjera detaje rreth marrjes së parave.

Sipa mediave të huaja, Loredana u hoq si vajza e avokatit Valentin Landmann, ndërsa “20min.ch” ka treguar se ky avokat e kishte ndihmuar disa vite më parë vëllain e saj, Fatonin, të mos e debonin nga Zvicra.

Fatoni është dë.nuar gjithsej 73 herë dhe Landmann e ka ndihmuar vëllain e reperes, ndërsa kjo e fundit ka përdorur emrin e tij duke u hequr si e bija jashtë martese e avokatit.